NJOFTIM: Prishtina me ndotje relative të ajrit / ANNOUNCEMENT: Prishtina exposed to relative air pollution

Ky artikull është i shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
This blog post is written in Albanian and English language.


(Shqip)

Aktivistët e Lëvizjes sonë dhe PEN - Peer Educators Network kanë kryer matjet e kualitetit kanë ajrit në zonat më të frekuentuara të Prishtinës. Ne kemi bërë matur një nga ndotësit më të dëmshëm për shëndetin e njeriut: grimcat e suspenduara PM 2.5, shkaktues të shumë sëmundjeve.

Më poshtë po i publikojmë rezultatet e marra si dhe zonat ku janë bërë matjet:

Rezultatet e datës 30 Gusht

Për lagjet Dardani, Ulpiane, Zona e Studenteve, rezultatet janë si në vijim:

  • Mesatarja e grimcave PM2.5 paradite ishte: 13 µg/m³

  • Mesatarja e grimcave PM2.5 pasdite ishte: 15 µg/m³

  • Konkluzion: cilësia e ajrit ishte mjaft e mirë në këto zona.

Ndërsa për lagjet Qender te Qytetit dhe Qafa, rezultatet janë si në vijim:

  • Mesatarja e grimcave PM2.5 paradite ishte: 23 µg/m³

  • Mesatarja e grimcave PM2.5 pasdite ishte: 20 µg/m³

  • Konkluzion: cilësia e ajrit është relativisht e mirë, me një nivel të vogël, të ngritur, të ndotjes