Tre fakte nga Raporti i Progresit të KE, që secili duhet ti dijë

Më 09 Nëntor 2016, Komisioni Evropian publikoi Raportin e Progresit për Kosovën – një dokument jashtëzakonisht i rëndsishëm dhe kyç në procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimit Evropian. Edhe pse ky dokument shpesh tentohet që të reduktohet – shpesh nga narrativa e opinion-bërësve – tek "liberalizimi i vizave" apo "integrimet evropiane", ne si Lëvizje e shohim këtë dokument si një tregues të qartë të gjendes ekzistuese në fusha të ndryshme: ambient, arsim, ekonomi, drejtësi, të drejtat dhe liritë e njeriut, etj. Sidoqoftë, ajo që na intereson neve si Lëvizje ambientale janë rekomandimet që Komisioni Evropian i jep për Qeverinë e Kosovës dhe punës së saj në mborjtjen e ambientit – përkatësisht ndojtes së ajrit.


Prandaj, meqense në publik shumë pak flitet mbi problemet mjedisor, sidomos ndotjen e ajrit, dhe duke parë se hapsirat mediale janë të zëra me çështje tjera, ne po ju japim tre fakte nga Raporti i Progresit të Komisioni Evropian, që secili nga ju duhet ti dijë. Fakte që kanë të bëjnë me paaftësinë e Qeverisë së Kosovës, gjeëgjësisht Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe agjencioneve (institutcioneve) të saj përkatëse.

Raportin e plotë të Komisionit Evropian mund ta gjeni në vegzën nëvijim:http://bit.ly/2eXc5EI

FAKTI #1: ASNJË REKOMANDIM I PËRMBUSHUR NGA VITI I KALUAR

Në faqen 56 të Raportit, Komisioni Evropian fillon të jap rekomandimet e saja mbi çështjen e ambientit dhe ndryshimeve klimatike. Ajo që bie në sy është fjalia ku Komisioni Evropian thot:

"Duke qenë se nga viti i kaluar shumica e rekomandimeve nuk janë përmbushur, në vitet e ardhshme, Kosova duhet ti vëjë rëndësi të veçantë:

a) sigurimit të matjeve dhe raportimit të ndojes së ajrit në kohë reale;

b) themelimit të një autoriteti për menaxhimin e pellgjeve ujore dhe përgaditjen e planeve për menaxhimin e pellgjeve ujore;

c) implementimit të Strategjisë për Zhvillimin e Emsioneve të Vogla dhe Adaptimin e Strategjisë mbi Ndryshimet Klimatike."


FAKTI #2: NDOTJE E PAKONTROLLUAR DHE SISTEM MONITORIMI JO-FUNKSIONAL

Faktin tjetër që secili duhet ta dijë është ndotja e lartë e ajrit, sidomos gjatë peridhave të dimrit. Raporti i Komisioni Evropian thekson gjithashtu se institutcionet vendore nuk kanë një sistem funksional të monitorimit të ajrit. Duke ju referuar kësaj, Raporti thekson: ndotja e pakontrolluar nga trafiku, plehërat dhe materialet tjera toksike mbesin problem serioz. Sistemi i monitorimit të ajrit është i pajisur por ende mbetet jo-funksional. Institutcionet e Kosovës duhet të ndërmarrin masa të menjëhershme në përmirësimin e vlerësimeve të ndotjes së ajrit, sidomos në zonat më të ndotura.”

FAKTI #3: MARRJA E MASAVE URGJENTE NË ZONAT ME NDOTJE TË LARTË
Fakti i fundit dhe shumë i rëndësishëm është rekomandimi që Komisioni Evropian ju jep institucioneve të Kosovës në lidhje me masat urgjente që duhet të ndërmarrin. Citojmë Raportin e Komisionit Evropian: “Matjet në kohë reale (live) duhet të jenë në gjendje pune (operacionale) në mënyrë që aksione të menjëhershmë të ndërmirren në rast se vlerat e ndotjes së ajrit kanë kaluar vlerat normale. Planet për kualitet të ajrit për zonat ku ndotja e ajrit kalon vlerat e normales për disaherë, sidomos gjatë periudhës së dimrit, duhet ende të përgaditen, adoptohen dhe implementohen.”


Ne si Lëvizje jemi të vendosur që së shpejti të fillojmë me aksione të drejtëpërdrejta në ngritjen e zërit mbi ndotjen e ajrit dhe, jo-transparencën dhe jo-përgjegjësinë e institucioneve mbi këtë çështje të rëndësishme. Ne gjithashtu jemi të brengosur se si institucionet përkatëse e trajtojnë çështjen e ambientit (posaçërisht çështjen e ndotjes së ajrit) si një çështje të dorës së dytë, kur dihet se ndotja e ajrit shkakton rreth 6.5 milion vdekje në vit anembanë botës, ndërsa në Kosovë, të dhënat e Bankës Botërore (të vitit 2012) tregojnë se 835 vdekje të parakohshme ndodhin çdo vit si shkak i ndotjes së ajrit.





Posted almost 2 years ago