THIRRJE PËR ANËTAR/E TË KOMITETEVE

Lëvizja "Science for Change Kosovo" në bashkëpunim me Rrjetin i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) bëjnë thirrje për Anëtar/e të Komiteteve për t'ju bashkangjitur lëvizjes ambientale të të rinjëve "Science for Change Kosovo", e cila është pjesë e projektit "Making Sense". Ky projekt synon rritjen e vetëdijes së qytetarëve mbi çështjet e cilësisë së ajrit dhe ndotjes, dhe aftësimit të të rinjëve dhe qytetarëve për të ndërmarrë masa të drejtpërdrejta në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Lëvizja përbëhet nga tri Komitete: 1) Komiteti për Edukim; 2) Komiteti për matje dhe hulumtim; 3) Komiteti për kampanja dhe mobilzim. Anëtarët/et e Komiteteve do të kenë mundësi të masin cilësinë e ajrit nëpër vende të ndryshme në Kosovë përmes pajisjeve inovative. Ata/ato do të angazhohen edhe në aktivitete të tjera si: kampanja vetëdijësuese, punëtori, shkrime dhe dokumentime të ngjarjeve, anketime, dhe takime me akterë kryesor për matjen e cilësisë së ajrit.


Përgjegjësitë:
  • Matje cilësore dhe të rregullta të cilësisë së ajrit, dhe dokumentimi i tyre;

  • Hulumtime në ngjarjet aktuale rreth cilësisë së ajrit, sëmundjeve respiratore, dhe ndotjes;

  • Anketimi i qytetarëve rreth çështjeve të ndotjes, dhe cilësisë së ajrit;

  • Asistencë në përpilimin e shkrimeve dhe dokumentimit të aktiviteteve të projektit;

  • Asistencë në krijimin dhe mbajtjen e punëtorive të ndryshme;

  • Përkrahja e stafit qendror në detyrat e përditshme dhe pjesëmarrje aktive në kampanja mobilizuese;

  • Pjesëmarrje aktive në Asambletë Gjenerale të lëvizjes.

Kualifikimi:
  • Mosha 18 – 25 vjeç.

  • Aftësi të mira analitike dhe organizative.

  • Njohuri të mira në punë me kompjuter dhe teknologji.

  • Aftësi të mira të shkrimit, hulumtimit, dhe raportimit.

  • Aftësi të mira komunikuese në gjuhën shqipe.

  • Preferohet: aftësi të mira komunikuese në gjuhën angleze dhe/ose serbe.

  • Përgjegjësi dhe sjellje profesionale gjatë punës.

  • Interesim në fushën e mjedisit, cilësisë së ajrit, aktivizmit dhe teknologjisë.

Përfitimet:

  • Përvojë pune në fushën e mjedisit, ekologjisë, dhe teknologjisë inovative.

  • Letër rekomandimi, dhe çertifikatë pas përfundimit të suksesshëm të obligimeve.

  • Kompensimi i udhëtimit dhe ushqimit gjatë periudhës së angazhimit.


Lëvizja "Science for change Kosovo" dhe PEN ofron mundësi të barabarta për të gjitha personat pavarësisht përkatësisë së tyre gjinore, fetare, dhe etnike.

Të gjithë/a kandidatët/et e interesuar/a duhet ta dërgojnë një letër motivimi ku i shpjegojnë kualifikimet dhe interesimet e tyre në këtë e-mail adresë: apliko@ngo-pen.org më së voni deri me datën: 30 Korrik 2016.

Për më shumë informata rreth Lëvizjes "Science for Change Kosovo: vizitoni: http://www.citizenscienceks.org/https://www.facebook.com/citsciks
Për më shumë informata rreth PEN-it vizitoni: www.ngo-pen.org

Posted almost 3 years ago