Matjet e kualitetit të ajrit (Faza e I-rë) / Air pollution measurements (Phase I)

(Albanian)

Ka rreth dy javë që Lëvizja "Science for Change Kosovo" dhe OJQ "PEN - Peer Educators Network", janë duke bërë matje intenzive të ndotjes së ajrit në gjithë komunat e Kosovës. Kjo është faza e parë e matjeve, në kuadër të projektit "Making Sense EU", financuar nga Bashkimi Evropian.

Në mungesë të të dhënave zyrtare të cilat çuditërisht nuk publikohen nga institucionet qendrore, aktivistët e Lëvizjes dhe PEN-it janë duke bërë një punë të shkëlqyeshme në terren duke marrë të dhëna të shumta të ndotjes së ajrit me PM2.5 (mikro-grimca të cilat kanë një diametër më të vogël se 2.5 mikrometër). Këto grimca janë ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë kancerin e mushkërive dhe sëmundje tjera respiratore.

Javën e ardhshme matjet e fazës së parë do të përmbyllen, ku ekipi ynë do të bëjë analizimin e të dhënave dhe identifikimin e "hotspot-eve" apo pikave me ndotje të lartë. Këto "hotspote", së bashku me hapësira të ndryshme publike me ambiente të mbyllura, do të monitorohen për një kohë edhe më të gjatë në mënyrë që të dhënat të jenë sa më të vlefshme shkencërisht. Të dhënat e mbledhura do të diskutohen me aktivistët tanë gjatë Asamblesë Gjenerale së ardhshme, ku bashkarisht do të marrim vendime mbi aksionet e drejtpërdrejta qe do të ndërmerren gjatë muajve në vijim. Sigurisht, të gjitha të dhënat e mbledhura do të vizualizohen dhe publikohen ne platformën tonë.

Ndihma dhe mbështetja juaj na duhet. Secili prej nesh ka të drejtë që të jetë i/e informuar mbi cilësinë e ajrit që e thithim. Heshtjen e institucioneve do ta ndërprejmë ne. Prandaj, nëse dëshironi që ti bashkangjiteni Lëvizjes Shkenca për NDryshim dhe PEN-it na shkruani përmes rrjeteve sociale në Facebook apo Twitter dhe ne do t'ju kontaktojmë.

Facebook: https://www.facebook.com/SfCKmovement/
Twitter: https://twitter.com/sfckmovement

#SfCKosovo | #MakingSenseEU

------

(English)

Since over two weeks the Science for Change Kosovo Movement and NGO "PEN - Peer Educators Network", are conducting intensive measurements on air pollution in all municipalities across Kosovo. This is the first phase of the measurements, as part of the project "Making Sense EU", funded by the EU.

In absence of official data on air pollution in Kosovo, which surprisingly are not published by the responsible institutions at central level, our activists are doing fantastic field-work on collecting a large number of data on air pollution – particularly collecting data on PM2.5 (fine-particulate matter with a diameter of 2.5 microns or less). The fine-particulates are among the most dangerous pollutants causing variety of disease, including lung cancer and other respiratory disease.

Next week we will conclude the measurements of the first phase and our team will start to analyze the data collected, as well as identify 'hotspots' across Kosovo. The 'hotspots', along with the other indoor environment of different public spaces, will be monitored more closely and for longer-term in order for us to ensure scientifically credible data. All the data collected will be discussed largely with our activists in the upcoming General Assembly, and jointly we will take decisions about the direct actions for the upcoming months. It goes without saying that all the data will be visualized and published in our platform.

We need your help and support. Everyone has a right to be informed about the quality of the air we breath. We will stop the silence of the institutions, hence, if you'd like to join our movement and our actions, please do write us here on Facebook and/or Twitter.

Facebook: https://www.facebook.com/SfCKmovement/
Twitter: https://twitter.com/sfckmovement
#SfCKosovo | #MakingSenseEU